Policia belge ka zbuluar qindra kilogramë kokainë në cisternën turke të naftës “Scot Bremen”, e ankoruar në portin e Zeebrugge. Mjeti u vu nën vëzhgim pasi patrulla e mbrëmjes në marinën e Blankenberge pa tetë burra që po zbrisnin me një varkë të vogël nga bregu drejt anijes.
Zyra e prokurorit të Flandrës Perëndimore konfirmoi se të njëjtën natë u arrestuan tetë persona – katër belgë, tre holandezë dhe një shqiptar – dhe se në bord u sekuestrua një sasi e madhe kokaine, e fshehur në cisternë. Hetuesit po verifikojnë nëse grupi i kapur në marinë është i lidhur drejtpërdrejt me drogën në anije; zyrtarët nuk dhanë ende detaje mbi peshën e saktë të ngarkesës.
Cisterna “Scot Bremen” mbetet e ankoruar në Zeebrugge ndërsa skuadrat doganore dhe policore vijojnë kontrollin e plotë teknik. Prokuroria paralajmëron hetime të zgjeruara në bashkëpunim me autoritetet turke dhe holandeze për të zbardhur rrjetin ndërkombëtar të trafikut.



