Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar se numri i telefonit nga i cili u bë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës i përket një shtetasi serb me emrin Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur edhe fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiç.
Në një postim në Facebook, Sveçla theksoi se institucionet relevante të sigurisë në Kosovë po e trajtojnë këtë sulm hibrid me prioritet të lartë, ndërsa konfirmoi se kërcënimi ka origjinën në Serbi. Numri i përdorur është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.
Ministri paralajmëroi se autorët e kërcënimit, të cilët strehohen në Serbi dhe kanë mbështetje nga shteti serb, nuk do të shmangen nga përgjegjësia. Ai theksoi se institucionet e Kosovës do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ky rast pasqyron sfidat serioze të sigurisë dhe vazhdimin e sulmeve hibride ndaj institucioneve të Kosovës nga struktura jashtë vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.