Grabitje luksoze në UK: Arrestohen 3 shqiptarë dhe një britanike në Midlands

E diel, 6 Korrik, 2025

Një operacion i përbashkët policor në Midlands ka çuar në arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në një seri vjedhjesh të objekteve luksoze në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas autoriteteve britanike, operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes forcave të policisë së Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire, të cilat bastisën disa adresa në zonat Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham.

Në pranga përfunduan tre shtetas shqiptarë dhe një grua britanike 33-vjeçare, të cilët dyshohet se janë autorë të 37 vjedhjeve të ndodhura në periudhën tetor 2024 – mars 2025. Grabitjet kanë pasur për objekt sende të luksit si ora dhe çanta me vlerë, të cilat u sekuestruan gjatë kontrolleve.

Sipas hetimeve paraprake, dëmi i shkaktuar nga ky grup kriminal kap vlerën e mbi 1 milion paundëve. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet grabitjesh të sofistikuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.