Libri “Voskopoja dhe bota përreth”, i historianit Pëllumb Xhufi është një histori e dokumentuar që i rijepet lexuesit 15 vjet pas botimit të parë të titulluar “Shekulli i Voskopojës”. Tani, në botimin e dytë, libri është një vëllim i përpunuar thellësisht dhe i zgjeruar me materiale të shumta, që përbëjnë më tepër se 200 faqe të reja.
Pra, një studim i ri, i ndërmarrë nga historiani Pëllumb Xhufi në kuadrin e ambicies së tij profesionale për të vënë mbi baza solide shkencore historinë e një qyteti që, si rrallëherë, është shënjestruar për ta dehistorizuar e për ta kthyer në një ikonë të mitologjisë nacionaliste.
Në këtë libër, autori ka zgjeruar mjaft bazën burimore e bibliografike, falë hulumtimeve të reja të kryera në arkivat e bibliotekat e huaja. Mbi bazën e tyre rezulton johistorike e krejtësisht e trilluar mitologjia e “ishullit”, që i është mveshur Voskopojës nga historianë militantë kauzash shumëçka.
Përkundrazi, historia e atij qyteti rezulton e integruar në habitatin natyral të tij, që është ai shqiptar, me larminë gjeomorfologjike, etnokulturore e fetare që e karakterizon./A2CNN
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.