Në vitin 2024, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 146 raste shkurorëzimi, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Ky numër paraqet një rënie prej 66 rastesh ose 3 për qind më pak krahasuar me vitin 2023.
Sipas shpërndarjes gjeografike, tri komunat me numrin më të madh të divorceve janë Prizreni me 209 raste, që përbëjnë 9,7 për qind të totalit; Prishtina me 165 raste ose 7,7 për qind; dhe Peja me 155 raste ose 7,2 për qind.
Statistikat tregojnë se çiftet më së shpeshti zgjedhin të ndahen pas disa vitesh martesë. Më konkretisht, kohëzgjatja më e zakonshme e martesës për çiftet që janë divorcuar është nga viti i pestë deri në të nëntin, që përbën 32,4 për qind të rasteve. Kategoria tjetër më e përfaqësuar është ajo nga viti i dhjetë deri në të katërmbëdhjetin me 15,1 për qind.
Të dhënat e ASK-së shërbejnë si indikatorë të rëndësishëm për analizat demografike dhe sociale në vend, duke reflektuar dinamikat e marrëdhënieve familjare dhe ndikimet e mundshme socio-ekonomike që çojnë drejt ndarjes ligjore të çifteve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.