LDK dhe PDK çojnë në Kushtetuese seancat konstituive pas 26 qershorit

E premte, 4 Korrik, 2025

Kriza politike në Kosovë thellohet, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar ligjshmërinë e seancës konstituive të datës 29 qershor dhe vazhdimeve të saj në 1 dhe 3 korrik.

Përfaqësuesi i LDK-së, Shkëmb Manaj, deklaroi pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatë se seancat në fjalë po zhvillohen në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses të datës 26 qershor, i cili – sipas tij – ndalon votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Manaj akuzoi kryesuesin e seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe partinë e tij se po injorojnë vendimin e Kushtetueses duke insistuar për votim të fshehtë.

Një kërkesë e ngjashme për vlerësimin e kushtetutshmërisë është dorëzuar edhe nga PDK, e cila konteston mënyrën se si është menaxhuar seanca e 29 qershorit dhe vazhdimet pasuese. Sipas deklaratës së PDK-së, kërkesa zyrtare sfidon propozimet për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë, vetë votimin e këtij Komisioni, si dhe ndërprerjen “arbitrare” të seancës pas dështimit për ta miratuar.

Kosova ka mbetur pa Kuvend të konstituar, ndonëse zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 9 shkurt. Deri më sot janë bërë 41 përpjekje të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, po kërkon që votimi për kandidaturën e saj, Albulena Haxhiu, të bëhet me votim të fshehtë – kërkesë që po refuzohet nga të gjitha partitë e tjera parlamentare.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike dhe me rrezikun që Kuvendi të mos konstituohet brenda afatit ligjor, zhvillimet në Kushtetuese pritet të jenë përcaktuese për rrjedhën e krizës institucionale që po zvarrit

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.