Aeroporti i Rinasit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që fluturojnë këto ditë duke paralajmëruar për vonesa apo anulime të mundshme të fluturimeve për shkak të një greve të punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror në Francë.
Sipas njoftimit të TIA-së, greva që vazhdon edhe sot mund të ndikojë në operimet e fluturimeve, ndaj pasagjerët këshillohen të kontrollojnë me kujdes faqet zyrtare të linjave ajrore përkatëse dhe të monitorojnë email-et dhe mesazhet SMS për njoftime të reja.
Sindikata e punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror ka deklaruar se greva është shkaktuar nga mungesa e stafit dhe menaxhimi i dobët, duke theksuar se sidomos e premtja ishte një ditë shumë e vështirë për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve për shkak të fundit të vitit shkollor dhe nisjes së pushimeve verore.
Në Francë janë anuluar mbi 1000 fluturime gjatë kësaj periudhe, ndërsa autoritetet franceze kanë konsideruar vendimin e grevës si të papranueshëm dhe po kërkojnë zgjidhje urgjente për situatën.
Pasagjerët në Rinas këshillohen të jenë të informuar dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes për të shmangur vështirësi të panevojshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.