Autoritetet e Ekuadorit kanë realizuar një operacion të madh duke sekuestruar tre ton kokainë, sasi kjo që dyshohet se i përkiste mafias shqiptare, e cila ka lidhje me kartelët e drogës kolumbiane, meksikane dhe bandat lokale në vend. Sekuestrimi u bë i ditur dje në Quito nga Ministria e Mbrojtjes, që e cilësoi këtë si një “goditje të madhe për mafian shqiptare”.
Droga u zbulua gjatë një kontrolli në një fermë në qytetin portual të Guayaquil, ku droga ishte fshehur në kutitë me banane. Shefi i policisë së Guayaquil, Victor Ordonies, njoftoi se gjatë operacionit u arrestuan pesë persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës në kuadër të mafias shqiptare.
Ekuadori, i cili është një nga rrugët kryesore të trafikut të kokainës drejt tregjeve të SHBA-së dhe Evropës, regjistroi në vitin 2024 konfiskime rekord, duke kapur rreth 294 ton drogë, krahasuar me 221 ton në vitin 2023.
Në vitet e fundit, vendi ka shënuar një rritje të ndjeshme të dhunës, e lidhur kryesisht me luftën mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës. Shkalla e vrasjeve në Ekuador është rritur nga 6 për 100,000 banorë në vitin 2018 në 38 për 100,000 banorë në vitin 2024, duke shënuar një rekord tragjik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.