Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, për deklaratën e fundit ku bëri me dije se gjatë mandatit të tij ishte parandaluar një përpjekje e Serbisë për të sulmuar Kosovën.
Në një intervistë për televizionin Tëvë 1, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë më shumë informacione rreth planeve operacionale të Serbisë, të cilat autoritetet kosovare nuk i disponojnë ende në mënyrë të plotë. “Faleminderit shumë presidentit Trump për deklaratën dhe veprimin e tij. Nuk i kam informacionet që i kanë ata, me siguri që Shtëpia e Bardhë dhe institucionet amerikane kanë më shumë njohuri për atë çfarë ka planifikuar Serbia. Mund të kenë vepruar për ta ndalur një sulm të tillë”, deklaroi Kurti.
Kreu i ekzekutivit theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të SHBA-së si aleat kyç i Kosovës, duke nënvizuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Jemi gjithmonë mirënjohës për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organet tona bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-në dhe shpresojmë që një ditë të marrim më shumë informacione rreth këtij rasti konkret”, u shpreh Kurti.
Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur çështjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë për të tretën herë brenda vetëm një jave, duke përmendur mundësinë e një përplasjeje ushtarake mes dy vendeve, madje duke e përshkruar si një luftë të madhe që u shmang falë ndërhyrjes së tij.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur raportet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon zgjidhje paqësore dhe dialog për stabilitetin në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.