Gazetari Enver Robelli në një postim në rrjetet sociale ka komentuar Shqipërinëe e cila po përjeton një transformim pozitiv duke u shndërruar në një destinacion turistik kryesor në rajon.
Nga përvoja e tij personale gjatë pushimeve në zonat bregdetare, nga Vlora e deri te Gjiri i Gramës, Robelli përshkruan bukuritë natyrore të vendit, si shpellat e shumta, gjiret e fshehura mes shkëmbinjve, ujërat kristaltë dhe kaltërsinë e pafundme të detit, si dhe historitë e lashta të piratëve që i japin magjinë këtij vendi.
“Pavarësisht sfidave të ndryshme, Shqipëria po ndryshon në mënyrë pozitive. Ruajtja e kësaj pasurie të çmuar është në dorën e autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe e qytetarëve të përgjegjshëm,” shkruan Robelli.
Në këtë kontekst, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u shpreh se fjalët dhe fotografitë e Robellit pasqyrojnë dashurinë që vizitorët nga Kosova kanë për Shqipërinë. Ajo theksoi se kosovarët kanë qenë “agjencia më e fortë e marketingut” për zhvillimin e turizmit shqiptar, duke ndërtuar një “kontratë” të veçantë me zemër mes dy vendeve.
Ky vlerësim nga një gazetar me ndikim në Kosovë nxit optimizmin për të ardhmen e turizmit shqiptar dhe forcon lidhjet kulturore dhe turistike mes dy vendeve fqinje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.