Kompanitë shqiptare dhe austriake zëvendësojnë trupat greke e bullgare në KFOR

E enjte, 3 Korrik, 2025

Kompanitë shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) janë vendosur zyrtarisht në Kosovë, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke, në mbështetje të misionit të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila thekson se ky rotacion i trupave forcon më tej gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i garanton sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Përfshirja e kompanive shqiptare dhe austriake në këtë mision është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

KFOR-i, i krijuar pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, kishte fillimisht në përbërje kontingjente nga 40 shtete dhe numëronte rreth 50 mijë trupa. Aktualisht, sipas të dhënave të fundit, në përbërje të tij janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së. Komanda qendrore e trupave ndodhet në Prishtinë.

Ky rotacion vjen në një kohë kur misioni i NATO-s në Kosovë mbetet kyç për stabilitetin në rajon, në një kontekst sfidues sigurie dhe politik në Ballkanin Perëndimor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.