Pas më shumë se tre dekadash, kanë rifilluar zyrtarisht gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) njoftoi se punimet kanë nisur tre ditë më parë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe do të vijojnë gjatë gjithë muajit korrik. Qëllimi kryesor i këtyre gërmimeve është identifikimi i fazave më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke shtuar njohuritë shkencore dhe duke pasuruar përvojën kulturore të vizitorëve.
Zbulimet e para kanë sjellë në dritë gjurmë të një kulle që i përket periudhës së antikitetit të vonë (shekujt V–VI pas Krishtit), si dhe materiale të tjera arkeologjike të kësaj kohe. Këto janë prova të rëndësishme që dokumentohen për herë të parë dhe që japin një perspektivë të re mbi origjinën dhe historinë shumëfishe të kalasë.
E ndodhur mbi një kodër 370 metra mbi nivelin e detit, Kalaja e Gjirokastrës është simboli i qytetit dhe një nga destinacionet më të vizituara në Shqipëri. Përmendur për herë të parë në vitin 1336 si qytet dhe kështjellë, ajo është sot pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, duke tërhequr çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.