Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar pas letrës së fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në të cilën ai kërkon ndalimin e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke i cilësuar ato si “veprime përshkallëzuese nga Prishtina”.
Në një njoftim për media, ambasada gjermane konfirmoi se ka marrë në konsideratë letrën e Petkoviqit dhe ritheksoi qëndrimin e saj duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës në detyrë që të përmbahet nga veprime që mund të përshkallëzojnë tensionet.
“Siç e kemi deklaruar më parë, u bëjmë thirrje autoriteteve në Prishtinë të shmangin çdo lëvizje që mund të çojë në përshkallëzim të situatës,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Megjithatë, ambasada thekson se kërkesat për uljen e tensioneve duhet të adresohen në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha palëve. “Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të marrë masa ligjore ndaj përgjegjësve të sulmit të tmerrshëm në Banjskë,” thuhet më tej në deklaratë, duke iu referuar faktit se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ende lëviz lirshëm në Serbi.
Ambasada ka përdorur një proverb gjermane – “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” – që përkthehet “Së pari pastro para derës tënde”, për të nënvizuar se Serbia duhet të merret me mungesën e ndëshkueshmërisë në territorin e saj përpara se të akuzojë vazhdimisht Kosovën.
Sipas ambasadës, mosndjekja penale e autorëve të dhunës është po aq e dëmshme sa çdo veprim i pakoordinuar nga autoritetet kosovare, dhe dëmton përpjekjet për ndërtimin e besimit në rajon.
Reagimi vjen në një moment kur ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është cilësuar nga Qeveria e Kosovës si simbol i bashkëpunimit mes veriut dhe jugut të Mitrovicës, ndërsa për Serbinë dhe strukturat e saj në veri kjo përbën shqetësim të vazhdueshëm për “ndryshimin e status quo-së”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.