Albin Kurti synon konstituimin e legjislaturës së nëntë para fundit të korrikut

E enjte, 3 Korrik, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën që legjislatura e nëntë të konstituohet para javës së fundit të korrikut, përpara përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Pas një takimi që zgjati mbi dy orë me presidenten Vjosa Osmani, Kurti tha se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në bashkëpunim, konsultime intensive dhe arritjen e një kompromisi me partitë politike për tejkalimin e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet të kemi konstituimin e legjislaturës së nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve të dendura dhe konstruktive, me idenë e konsensusit apo kompromisit, të realizojmë këtë gjë dhe pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re që i përgjigjet Kuvendit,” tha Kurti.

Ai theksoi se do të presin rezultatet e takimeve të mëtejshme që presidentja Osmani do të zhvillojë me përfaqësuesit e partive politike, duke shtuar se duhet t’i jepet shansi këtyre takimeve për të parë në fund nëse ka përparim në tejkalimin e ngërçit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet dhe tash zonja presidente do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të partive politike dhe në fund mund të shohim a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi,” përfundoi Kurti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.