Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një interpretim të qartë për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
“Ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese që e thotë qartë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet sipas praktikave parlamentare të deritanishme. Praktikat janë të qarta: votimi ka qenë gjithmonë i hapur dhe partia e parë duhet të propozojë kandidatin dhe të sigurojë shumicën,” u shpreh Abdixhiku.
Ai kritikoi kalimin nga votimi i hapur në votim të fshehtë në seancat e mëparshme për kryeparlamentarin, duke e cilësuar këtë si një proces arbitrar që ka çuar në ngërçin aktual.
“Nuk ka lëvizje nga pozicionet që e kanë shkaktuar krizën. Nuk mund të quash kompromis insistimin e njëanshëm. Pas aktgjykimit, zgjidhja është vetëm zbatimi i vendimit të Gjykatës. Çdo veprim tjetër është shkelje e rëndë ligjore,” tha ai, duke paralajmëruar se LDK do t’i drejtohet sërish Kushtetueses për të kërkuar qartësim shtesë.
Abdixhiku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për mosrespektim të rendit kushtetues. “Ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues sepse partia e parë ka refuzuar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” theksoi ai.
Takimi me Abdixhikun ishte i treti në radhë i presidentes Osmani, pas bisedimeve me Albin Kurtin dhe Memli Krasniqin, në përpjekje për të zhbllokuar situatën e krijuar pas më shumë se 40 tentativave të dështuara për konstituimin e Kuvendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.