Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shkup, Maqedoni e Veriut, u takua me komunitetin shqiptar në Çarshinë e Vjetër, duke ndarë momentet me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në këtë takim, Rama ishte në shoqërinë e ish-ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Mejdani, dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Kryeministri mori pjesë në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ku diskutuan për Planin e Rritjes për rajonin. Takimi u mbajt nën temën “Stabilitet, Unitet, e Ardhme” dhe u hap nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.
Diskutimet u fokusuan në vlerësimin e Planit të Rritjes dhe në propozime për iniciativa të reja, si dhe në bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Në panelin e parë u diskutua mbi shtyllat e Planit, përfshirë turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe “Autostradën” e Tregut të Përbashkët, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama.
Paneli i dytë do të përfshijë ministrat për Çështjet e BE-së dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues, të fokusuar në thellimin e shtyllave të Planit të Rritjes.
Kjo vizitë dhe takimi rajonal janë pjesë e përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.