Rama kundër Farage: “Mos bëni shqiptarët kurbanë të propagandës pas Brexit-it”

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish, kësaj here më ashpër ndaj deputetit britanik Nigel Farage, duke i kërkuar të ndalojë keqinterpretimin dhe përdorimin e shqiptarëve si “kurbanë” të propagandës pas Brexit-it.

Në një reagim të gjatë, Rama i ka kthyer përgjigje Farage-t për pretendimet e tij mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar si të pabaza dhe të bazuara në frikësim.

“Nigel, nga ‘një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë’ ke kaluar te ‘ndoshta një në tre apo katër’ – nuk e di! Vërtet? Nuk e di?” – shprehet Rama, duke theksuar se sipas të dhënave zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Londër, numri i shqiptarëve në Britani është mbi 300,000 dhe jo 53,000 si sugjerohet nga disa burime.

Ai shton se shqiptarët në Britani janë pjesë integrale e shoqërisë, që kontribuojnë në arsim, ndërtim dhe kujdesin social, dhe se nuk duhet të trajtohen si viktima apo armiq për qëllime propagandistike.

Kryeministri fton Farage që të pranojë gabimet e tij dhe të shmangë gjuhën e urrejtjes, duke theksuar rëndësinë e faktit mbi “mitet” dhe frikësimet e panevojshme.

Në fund, Rama i bën thirrje Farage-t që në vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri të diskutojnë me bazë faktet dhe jo spekulimet, duke i premtuar një mikpritje të ngrohtë në vendin tonë..

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.