Policia greke shkatërron një rrjet trafiku municionesh nga Shqipëria ne Kretë

E premte, 4 Korrik, 2025

Një rrjet kriminal i dyshuar për trafikim të municioneve nga Shqipëria drejt Greqisë është goditur nga autoritetet greke në një operacion të zhvilluar në ishullin e Kretës. Sipas burimeve të Protothema, organizata ka funksionuar në mënyrë të mirëorganizuar, duke ndjekur një skemë të sofistikuar logjistike që përfshinte porositë nga Greqia dhe furnizimin nga Shqipëria, përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Porositë për fishekë dhe municione mblidheshin në Kretë dhe më pas dërgoheshin përmes kontakteve drejt Shqipërisë, ku një furnizues ende i paidentifikuar siguronte sasinë e kërkuar. Municionet transportoheshin në mënyrë të fshehtë përmes dy automjeteve, një prej të cilëve ishte kamion i modifikuar enkas për transport ilegal, me ndarje të posaçme për të shmangur zbulimin.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar pesë persona, përfshirë një shtetas shqiptar:

  • Manolis Janulis

  • Nikolas Lagudhaqis

  • Jorgos Karcionaqis

  • Manushos Pisadhaqis

  • Kostika Braho (shtetas shqiptar)

Hetimet treguan se që prej prillit 2025, kjo organizatë ka bashkëpunuar me një rrjet tjetër të paligjshëm me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të fishekëve në territorin grek. Municionet destinacion final kishin tregun e zi të Kretës, ku shiteshin për përfitime të konsiderueshme financiare.

Autoritetet greke kanë njoftuar se hetimet vazhdojnë, në përpjekje për të identifikuar furnizuesin në Shqipëri dhe për të çmontuar plotësisht zinxhirin kriminal ndërkombëtar të trafikut të armëve.

https://www.protothema.gr/greece/article/1662350/kriti-eglimatiki-organosi-eisigage-paranoma-puromahika-apo-tin-alvania-katashethikan-pano-apo-20000-sfaires/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.