Nga data 1 korrik 2025, do të nisë zbatimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, një hap i rëndësishëm për mijëra shqiptarë që kanë punuar në Itali dhe italianët që punojnë në Shqipëri.
Kjo marrëveshje siguron një proces të qartë, transparent dhe të koordinuar për përfitimin e të drejtave të ligjshme pensionale, duke ofruar siguri të ardhshme për shumë individë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 6 shkurt 2024 dhe botuar në Fletoren Zyrtare të Italisë në mars të këtij viti, qytetarët shqiptarë dhe italianë do të mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në të dy shtetet për të plotësuar kushtet e përfitimit të pensioneve. Në Itali kërkohen minimalisht 20 vite sigurim, ndërsa në Shqipëri 15 vite pune të siguruara.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të njihen kontributet për pensionet e pleqërisë, përfitimet për sëmundjet, barrë-lindjet, si dhe sigurimet për papunësinë.
Institucionet shqiptare kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për aplikimin dhe përditësimin e kërkesave përmes platformës digjitale e-Albania, ku qytetarët mund të aplikojnë për pension ndërkombëtar, ndërsa mund të kërkojnë edhe asistencë në sportelet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Kjo marrëveshje do të lehtësojë jetën e shumë punonjësve shqiptarë dhe italianë, duke i mundësuar atyre që të përfitojnë drejtë dhe në mënyrë të barabartë nga të drejtat e sigurimeve shoqërore në të dy vendet.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.