Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, i cili u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut me temë “Stabiliteti, Uniteti dhe e Ardhmja”.
Kurti u prit mbrëmë në darkën zyrtare të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndërsa sot ishte pjesë e panelit kryesor të diskutimit mes liderëve të rajonit. Në fjalën e tij, ai vlerësoi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian si një hap kyç për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së BE-së që duhet të jetë e ndërlidhur me përkushtimin e vendeve për reforma demokratike dhe respektimin e vlerave evropiane.
Kryeministri kërkoi që Kosova të përfitojë qasje të barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu përmendi disa iniciativa që mbështeten nga Kosova, përfshirë sektorët e turizmit, mbrojtjes së konsumatorit dhe projektin “Autostrada e Tregut të Përbashkët”.
Për më tepër, Kurti propozoi tre fusha të reja për bashkëpunim rajonal: shërbimet digjitale konkurruese, me fokus në zhvillimin e softuerëve, sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale; sektorin e mbrojtjes; dhe sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit. Ai theksoi rëndësinë e “friendly shoring” – orientimit drejt partnerëve të besueshëm për transferimin e aktiviteteve ekonomike.
Kryeministri gjithashtu raportoi për avancimet që Kosova ka bërë që nga takimi i fundit në Kotor, përfshirë kryesimin e Kosovës në CEFTA dhe thirrjen për zbatim të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, si ai për njohjen e diplomave dhe lëvizjen e lirë me letërnjoftime. Ai vuri në dukje se pas heqjes së vizave, hyrjet e qytetarëve nga Bosnje e Hercegovina në Kosovë janë rritur dukshëm dhe kërkoi reciprocitet për qytetarët kosovarë në këtë vend.
Në përfundim, Kurti nënvizoi se siguria është parakusht për zhvillim dhe rritje ekonomike. Ai përshëndeti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për parandalimin e pajisjes së Iranit me armë bërthamore dhe vendimin e NATO-s për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ky samit shënon një moment të rëndësishëm për dialogun dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, duke vënë theksin te stabiliteti dhe perspektiva evropiane e rajonit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.