Kosovë/ PDK: Nuk dihet nëse ka shpresë për takimin e presidentes Osmani

E martë, 1 Korrik, 2025

Pas dështimit për herë të 40-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shpreh skepticizëm për takimin që presidentja Vjosa Osmani pritet të thërrasë nesër me krerët politikë të vendit.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se bllokada aktuale është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe se nuk është e qartë nëse ky takim do të sjellë ndonjë rezultat konkret. “E vlerësoj pozitivisht angazhimin, por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit, sepse bllokada është prodhim i kryeneçësisë së LVV-së,” theksoi Krasniqi.

Në anën tjetër, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, u bëri thirrje LVV-së të respektojë Kushtetutën dhe të reflektojë për situatën politike. “Fatkeqësisht sot me vetëdije të plotë Dehari dhe LVV po e shkelin Kushtetutën. I bëjmë thirrje edhe një herë LVV-së që të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës dhe të bëjmë punën tonë. Puna jonë është të ndërtojmë institucionet,” tha ajo.

Situata politike mbetet e tensionuar, ndërsa partitë politike përballen me sfidën e gjetjes së një konsensusi për formimin e institucioneve të reja në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.