Haxhiu: Opozita bllokon konstituimin e Kuvendit, LVV kërkon zgjidhje urgjente

E martë, 1 Korrik, 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditësh, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, sipas saj, procesi është bllokuar për shkak të mungesës së vullnetit politik nga partitë që ishin opozitë në legjislaturën e kaluar.

Haxhiu theksoi se edhe pse AAK-ja, PDK-ja dhe LDK-ja kanë kontestuar Komisionin për votim të fshehtë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një afat kohor për konstituimin e Kuvendit. “Kuvendi i Kosovës duhej të konstituohej më 15 prill, por kemi parë mungesë përgjegjësie politike dhe shkelje të Kushtetutës,” tha ajo.

Ministrja në detyrë shtoi se LVV-ja ka qenë e hapur për dialog dhe ka marrë pjesë në takimin e parë të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, duke shprehur gatishmërinë për takime të mëtejshme, përfshirë edhe ato që mund t’i thërrasë kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, Haxhiu kritikoi opozitën për refuzimin e pjesëmarrjes në votime. “Deputetët e opozitës nuk po votojnë as për, as kundër, as nuk abstenojnë. Kjo pengon konstituimin e Kuvendit,” tha ajo.

Për të tejkaluar ngërçin politik, LVV-ja ka propozuar kompromis duke sugjeruar heqjen e Komisionit për votim të fshehtë dhe pjesëmarrjen në votim nga të gjitha partitë. Haxhiu gjithashtu deklaroi se do të votohet vetëm një herë për kandidaturën e saj për kryetare të Kuvendit dhe nëse nuk siguron mbështetjen minimale, ajo do të tërhiqet.

Deputetja tha se është e rëndësishme që në takimet e ardhshme të paraqiten propozime konkrete dhe të bëhen hapa përpara, duke shtuar se nuk ka kuptim të mos ketë asnjë lëvizje në proces.

Sa i përket ftesës së mundshme nga presidentja Osmani për takimin e nesërm, Haxhiu tha se nuk kanë marrë ende ndonjë informacion zyrtar për këtë.

Situata politike vazhdon të mbetet e tensionuar ndërsa partitë politike përballen me sfidën e konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.