Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për qytetarët që kanë kryer aplikimin në datat 16, 17, 18, 19, 20 dhe 21 qershor 2025.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë mund të bëhet në dy mënyra:
Fizikisht në sportel, gjatë orarit zyrtar:
Me postë ose korier, në adresën e deklaruar gjatë aplikimit.
Ambasada rikujton qytetarët se për tërheqjen e dokumenteve është e detyrueshme paraqitja e kuponit të aplikimit.
Një njoftim i rëndësishëm lidhet me kartat e identitetit të dërguara me postë, të cilat nuk janë të aktivizuara elektronikisht dhe për rrjedhojë nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.
Gjithashtu, theksohet se afati për tërheqjen e dokumenteve është brenda një viti nga data e aplikimit. Pas kësaj periudhe, ato do të konsiderohen të refuzuara.
Ambasada fton qytetarët të tërheqin dokumentet në kohë dhe të ndjekin udhëzimet për përdorimin e tyre të sigurt.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.