Dështimi i 40-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Përpjekja e 40-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dështoi edhe njëherë të hënën. Në seancën e mbajtur nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, deputetët nuk arritën të formojnë Komisionin për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit, pasi partitë kryesore PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan emra për anëtarët e këtij komisioni.

Nga 108 deputetë në sallë, 51 votuan “për”, ndërsa nuk pati asnjë kundërshtim apo abstenim, por mungesa e kuorumit e bëri të pamundur përfundimin e procesit.

Gjatë debatit, deputetja e PDK-së Blerta Deliu kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe kthimin te rendi i ditës, por mikrofonin iu ndalua nga kryesuesi. Ndërkohë, deputeti i LDK-së Armend Zemaj kërkoi zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ironizoi duke thënë se për komision duhet të propozohet kryeministri Albin Kurti.

Pas dështimit, kryesuesi Dehari njoftoi se seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë më 3 korrik në orën 11:00.

Në sfondin e këtij ngërçi politik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të thërrasë takime me liderët e partive politike për të gjetur zgjidhje dhe për të avancuar procesin. Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, deklaroi se Osmani pret që partitë të zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh.

Nëse do të jetë e nevojshme, presidentja është e gatshme të kërkojë sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese për t’i dhënë fund ngërçit politik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.