Policia e Sarandës ka zbuluar dhe dokumentuar një rast të trafikimit të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në territorin shqiptar, pas një denoncimi të ardhur nga një shtetas grek.
Ngjarja ka ndodhur në natën e 28 qershorit, kur në ishullin e Korfuzit u vodhën një gomone dhe një skaf. Denoncuesi grek shprehu dyshime të forta se mjetet ishin trafikuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Si rezultat i hetimeve, policia arrestoi shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale:
D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë
A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë
Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Korfuz dhe kishin vjedhur dy mjetet lundruese, të cilat më pas i kishin transportuar drejt Sarandës.
Gjatë kontrolleve në terren, policia gjeti njërin prej mjeteve lundruese të fshehur në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një kamion që dyshohet se është përdorur për transportimin e gomones dhe skafit nga bregdeti në parcelë.
Policia e Sarandës ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të kapur personat e shpallur në kërkim, si dhe për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.