Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025

E martë, 1 Korrik, 2025

Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të zhvillojë patrullime të përbashkëta me Policinë e Shtetit të Shqipërisë në territorin shqiptar. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, i cili parashikon shërbime të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit veror.

Memorandumi u firmos sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se shërbimet do të fillojnë më 1 korrik 2025 dhe synojnë rritjen e sigurisë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, si dhe menaxhimin më efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë.

Drejtori Ilir Proda vlerësoi praninë e efektivëve nga Kosova si një ndihmë të madhe dhe një simbol të koordinimit dhe harmonisë mes dy forcave policore. Ai theksoi se bashkëpunimi do të përfshijë jo vetëm sigurinë rrugore, por edhe luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë në përgjithësi.

Nga ana e tij, Kolonel Gazmend Hoxha shprehu nderimin dhe angazhimin maksimal të Policisë së Kosovës për të shërbyer qytetarët së bashku me kolegët shqiptarë dhe për të arritur objektivat e memorandumit.

Shërbimet e përbashkëta të patrullimit rrugor do të nisin zyrtarisht më 1 korrik 2025, duke garantuar një sezon turistik më të sigurt për qytetarët e të dy vendeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.