Byroja e Imigracionit në Filipine ka ngritur shqetësime serioze lidhur me rritjen e rasteve të trafikimit të qytetarëve filipinas drejt Shqipërisë. Autoritetet filipinase paralajmërojnë se ky fenomen është në rritje dhe nuk përbën më raste të izoluara.
Në një deklaratë zyrtare, Komisioneri i Byrosë së Imigracionit (BI), Joel Anthony M. Viado, bëri të ditur se më 28 qershor 2024 tre qytetarë filipinas u ndaluan në Terminalin 3 të Aeroportit Ndërkombëtar “Ninoy Aquino” në Manila, pasi tentuan të udhëtonin drejt Malajzisë, me qëllim përfundimtar Shqipërinë. Fillimisht ata u prezantuan si turistë, por më vonë pranuan se ishin kontaktuar nga persona të panjohur përmes Facebook Messenger dhe se u ishte premtuar punë si mirëmbajtës, punëtor fabrike dhe kamerierë në Shqipëri.
Sipas hetimeve të BI-së, të tre qytetarët kishin paguar shuma që varionin nga 34,000 deri në 74,000 rupi filipinase për të siguruar punësimin e premtuar, por pas transferimit të parave, kontaktet me rekrutuesit u ndërprenë dhe atyre nuk ju ofrua asnjë dokumentacion ligjor për udhëtimin apo punësimin në vendin pritës.
“Po vërejmë një rritje të dukshme të tentativave për largime të paligjshme me destinacion Shqipërinë. Këto nuk janë më raste të veçuara, por një model shqetësues që kërkon vëmendje të menjëhershme,” u shpreh Viado.
Byroja ka njoftuar gjithashtu Këshillin Ndër-Agjenci Kundër Trafikimit (IACAT) për të intensifikuar përpjekjet në ndjekjen e rekrutuesve të paligjshëm dhe për të parandaluar trafikimin e mëtejshëm të qytetarëve filipinas. Autoritetet i bëjnë thirrje publikut që të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave të punës nëpërmjet rrjeteve sociale dhe të verifikojnë çdo mundësi përmes kanaleve zyrtare.
https://mb.com.ph/2025/06/29/trafficking-of-filipino-workers-to-albania-on-the-rise-bi
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.