Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë e 700) qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi drejt shteteve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë, raporton KosovaPress.
Ndërsa, vetëm në vitin dymijë e njëzet e katër (2024) nga vendi kanë ikur mbi tridhjetë e shtatë mijë (37 mijë e 451) banorë. Derisa imigruan (janë kthyer) vetëm nëntë mijë e tridhjetë e tetë (9 mijë e 38) banorë. Ndërkohë në pesë vitet fundit në vend kanë imigruar (janë kthyer) vetëm katërdhjetë e një (41 mijë e 217).
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, viti 2021 arriti shifrën më të lartë të emigrimit në pesë vitet e fundit. Kjo shifër arriti 42 mijë e 728.
Tkurrja e popullësisë, konsiderohet një alarm, edhe për faktin se kjo dukuri ka sjellë pasoja të ndjeshme, jo vetëm në aspektin demografik, por edhe në ekonominë e vendit si në aspektin e konsumit, po ashtu edhe të dëmtimit të imazhit për investitorët e huaj.
Sociologu Genc Xërxa shpjegon disa nga arsyet që po detyrojnë këta qytetarë ta lënë atdheun.
Xërxa për KosovaPress theskon se të ardhurat e ulta për kokë banori, papunësia, rënia e cilësisë në arsim dhe ngecjet në sekrorin e shëndetësisë janë disa prej shkaqeve që kanë ndikuar të ikin të rinjt nga vendi për një jetë më të mirë.
Edhe disa prej qytetarëve thonë se zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe mungesa e stabilitetit politik kanë ndikuar që të largohet një numër i madh i banorëve nga vendi.
Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë qytetari nga Prishtina, Qazim Imeri, i cili thekson se të rinjt nuk po arrijnë të gjejnë vende të qëndruesjme të punës në Kosovë.
Madje ai thotë se “Kosova ka ekonomi të dobët”. Për këtë arse ai arsyeton ikjen e të rinjve nga vendi.
Qytetari Hajrush Fazliu shprehet i zhënjyer me programet e sektorit të arsimit, që sipas tij çdo qeveri bëri “eksperimente” duke mos pasur një edukim cilësor për të rinjve që të kontribuojnë në Kosove dhe jo në vendet e BE-së.
Ndërsa, qytetari tjetër Islam Emini ndjen mall për fëmijët e vet që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. Ai tregon se për çfarë arye ata qëndrojnë në një prej shteteve të Bashkimit Evropian.
Sipas një hulumtimi të Institutit GAP, Gjermania është destinacioni kryesor i emigruesve dhe se kushtet ekonomike janë ndër arsyet kryesore që i nxisin qytetarët që të emigrojnë.