Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.
“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.
Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.