Shqiptari bleu tokë 3 mln $ në Karaibe dhe ndërtoi dron nënujor për trafik droge

E diel, 29 Qershor, 2025

Një tjetër shqiptar është vënë në qendër të vëmendjes së autoriteteve ndërkombëtare të drejtësisë. Ylli Didani, 43 vjeç, është shpallur fajtor nga një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara për disa akuza të rënda që lidhen me trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas dokumenteve të prokurorisë, Didani rezulton të jetë drejtues i një rrjeti të fuqishëm kriminal me operacione në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Europë, të përfshirë në shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës. Midis viteve 2019 dhe 2020, janë kapur mbi 3,400 kilogramë kokainë të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë që tejkalon 100 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar.

Një nga episodet më të bujshme lidhet me blerjen e një parcele luksoze buzë detit në Republikën Domenikane me vlerë prej 3 milionë dollarësh. Kjo pasuri dyshohet të jetë blerë me fonde të siguruara nga trafiku i drogës, përmes një rrjeti ndërkombëtar pastrimi parash të lidhur me organizata kriminale kineze, të njohura si “kinezët”. Didani ka transferuar mbi 200 mijë dollarë drejt SHBA-së përmes metodës së paligjshme të quajtur “token”.

Hetimet zbuluan edhe mjete të sofistikuara të përdorura nga grupi, përfshirë krijimin e një droni nënujor për të fshehur dhe ngjitur ngarkesat e kokainës në anijet tregtare, që lundronin drejt Europës.

Didani është shpallur fajtor për komplot për shpërndarje të kokainës, shpërndarje në anije nën juridiksionin e SHBA-së dhe komplot për pastrim parash. Ai mbahet aktualisht në paraburgim federal dhe përballet me dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Hetimet janë zhvilluar nga një grup i përbashkët hetimor përfshirë DEA-në, IRS-CI, CBP-në dhe autoritete lokale në Michigan. Rasti i Didanit është një tjetër dëshmi e përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrimin e fitimeve të paligjshme në tregjet globale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.