Londër/ Ambasadorët shqiptarë kremtojnë me Eagles United FC mbylljen e sezonit

E hënë, 30 Qershor, 2025

Childs Hill Park në Londër u kthye dje në një arenë festive ku u kremtua përmbyllja e një sezoni të suksesshëm për Eagles United FC – një ekip që përfaqëson jo vetëm talentin sportiv, por edhe forcën bashkuese të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë aktivitet simbolik morën pjesë edhe Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët iu bashkuan qindra pjesëtarëve të diasporës për të ndarë gëzimin dhe sukseset e sezonit.

Në qendër të festës ishte mirënjohja për familjet, trajnerët dhe organizatorët që, me përkushtim dhe dashuri, mbështetën çdo hap të rrugëtimit sportiv të të rinjve shqiptarë. Emra si Seadi, Fatosi, Ajeti, Shukriu e Arbeni – të ardhur nga krahina të ndryshme si Vlora, Korça, Gjakova, Prishtina, Kumanova apo Shkupi – u përmendën si shembuj frymëzimi për punën vullnetare dhe ndikimin që kanë në formësimin e brezit të ri.

“Kontributi juaj është investim në të ardhmen,” ishte mesazhi që rezonoi gjatë gjithë eventit, ndërsa lojtarët e rinj u përgëzuan për përkushtimin dhe arritjet përgjatë sezonit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.