Pas një show mediatik të Nigel Farage, ku i sulet Kryeministrit tonë në lidhje me të burgosurit shqiptare.
Se kemi një kryeministër që leh ku s’duhet!
Ka disa ditë që dhe “ekspertët” anal-istat shqiptarë, por dhe nga PD, që për inat të Kryeministrit i janë bashkuar Farage për të vazhduar diskreditimin e shqiptarëve në Angli.
Këto ekspertë që bëjnë llogaritë tona, se të vetat nuk dinë, jo vetëm që kthehen në më antishqiptarë se vetë Farage, por po bëhen dhe qesharakë se përmendin shifra që as rezultojnë në Home Office e as marrin mundimin të informohen.
Përdorni matematikën e thjeshtë, dhe po ju ndihmoj pak me shifra të thjeshta e logjike:
Në 2013 Ambasada Shqiptare me ndihmën e shoqatave dhe shumë individëve aktivë në çështjet e komunitetit, bëri një farë “censusi” jo formal.
Aty kam qenë dhe unë pjesë e grupit, dhe rezultati ishte rreth 150 mijë shqiptarë (rreth 90 mijë të regjistruar si kosovarë, siç kam qenë dhe unë).
Tani këtyre shtojini dhe të paktën 60 mijë emigrantë nga 2014 deri 2025.
Shtojini dhe fëmijët e lindur nga ata 150 mijë që erdhën gjatë viteve 1998-2010, se s’po fus ata pas 2010 (në qytetin ku jetoj unë, janë mbi 90 fëmijë të lindur, duke përfshirë 3 të mitë dhe të vëllait).
Shtojini dhe nja 70 mijë nga Greqia, Gjermania, Hollanda, Franca dhe Italia pas krizës bankare.
Lehtë-lehtë, janë afro 500 mijë shqiptar në Angli.
Por le ti lëmë shifrat për një moment.
A e dini mor sharlatanë se:
Nëse sot janë 2000 në burg, janë nja 400-500 mijë jashtë që punojnë e jetojnë me punën e tyre.
Ke artistë, shkrimtarë, instrumentistë, avokatë, doktorë, këshilltarë bashkish, kandidatë për deputet, bankierë, biznesmenë, pronarë restorantesh, klubesh, firma ndërtimi, llogaritarë, studiues, ekspertë kriminalistike, ekspertë kimie, shëndetësie, fizike etj.
Nga 3 fëmijë të lindur në Angli 2 mbarojnë universitetin.
Çdo vit janë minimumi £400 milion remitanca që dërgojnë shqiptarët nga Anglia për familjet e tyre direkt.
Miliona të tjera direkt ekonomisë shqiptare nga turizmi, se me i varfri nga ne shpenzon të paktën 3 javë në Shqipëri.
Flisni për këto e boll me mbështetje të antishqiptarizmit, për të marrë ca pëlqime e komente.
Ska pyll pa derra, po ju jeni dhe me derra!!!
* Kur urrejtja për Ramën na bën aleatë me Farage – Titull redaksional
Nga Taulant Omi – Aktivist në Britani