Kosova e Shqipëria bashkojnë forcat për kampionatin evropian në volejboll

E hënë, 30 Qershor, 2025

Nga data 2 deri më 13 korrik Kosova dhe Shqipëria organizojnë ngjarjen më të madhe kontinentale në volejboll për vajzat U16, dhe njërën prej ngjarjeve më të mëdha të organizuara në Kosovë.

Sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovë, Valon Nikqi, bën të ditur për KosovaPress se për gatitjet për të pritur tetë kombëtaret më të mira evropiane në Prishtinë tashmë janë bërë dhe se ky kampionat do të shënojë një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e volejbollit të Kosovës.

Nikqi zbulon detajet mbi zhvillimin e kampionatit dhe u bënë thirrje dashamirëve të këtij sporti të jenë të pranishëm për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës në këtë kategori.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Volejbollit të Shqipërisë, Erlind Pëllumbi, ka folur mbi mundësinë e kandidaturës së përbashkët Kosovë-Shqipëri për organizimin e evropianit të volejbollit për seniorë.

Përtej garave ndërkombëtare, Pëllumbi paralajmëroi se Federata e Volejbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në një të ardhme të afërt do të krijojnë ligën e përbashkët të volejbollit, për të cilën së pari duhet shikuar nëse kjo është konform rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.