Krasniqi: Takimi me Kurtin, dështim – mungon vullneti për kompromis e zgjidhje

E diel, 29 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka vlerësuar takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si përmbushje të një obligimi nga ana e tij, derisa e ka fajësuar për kryeneçësi politike.

“Ky takim që u ftua nga zoti Kurti ndoshta për të aktruar përmbushjen e një obligimi që edhe aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ia jep atij për konsultime në mirëbesim dhe për përgjegjësinë e detyrimin për të gjetur konsensus apo kompromis rezultoi i pasuksesshëm sepse përkundër faktit se situata më nuk është e njëjtë pas aktgjykimit zoti Kurti është i njëjtë dhe qëndrimet e tij mbeten të njëjta. Mentaliteti imponues, e kryeneçësia politike vazhdon si duket të jetë për të më prioritare e më e rëndësishme se sa gjetja e zgjidhjes e përfundimi i bllokadës në të cilën është duke e mbajtur vendin që sa e sa kohë”, ka theksuar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se nuk do të bëjë interpretime të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij më mirë se Faton Fetahu e Përparim Gruda, të cilët paraqitën qëndrimet e PDK-së në një konferencë për media më herët, nuk munden as ai dhe as dikush tjetër ta bëjnë këtë interpretim.

“Ata në mënyrë shumë të qartë e kanë qartësuar një gjë: që nuk mundet me u votuar në mënyrë të fshehtë sepse kjo nënkupton ndryshim të rendit të ditës, e ndryshimi i rendit të ditës edhe me këtë aktgjykim është shkelje e Kushtetutës. Për mua është vërtetë shqetësues fakti që zoti Kurti me aq sa e pashë nga ky takim kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit dhe sipas atij interpretimi ai mendonte që s’ka asnjë problem as me propozimin arbitrar të kryesuesit të seancës për komisionin që kërkon votimin e fshehtë e as me mënyrën se si është mbajtur seanca, kur në diapozitiv, gjetja e parë thotë se seanca nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën. Nuk e di çfarë duhet me ju dhanë tjetër këtyre njerëzve, por duket se vazhdojnë të jetojnë në realitet alternativë, në imagjinatën që ata dëshirojnë të jetë e vërteta, por që e vërteta nuk është ashtu”, nënvizoi Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka thënë se vetë mbajtja e takimeve është pozitive, përkundër që ishte një grup i madh, me të gjitha partitë që kanë qoftë një, dy apo më shumë deputetë.

“Më pozitive do të ishte nëse Kurti do ta kuptonte që përgjegjësia e tij është më e madhe se e të gjithëve, dhe se vetëm atij dhe grupit më të madh parlamentar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë detyrim për të gjetur konsensus ose kompromis. Nuk na ka kërkuar neve as konsensusin as kompromisin, por atij. Por kompromisi nuk është arritur as në të kaluarën dhe as në të ardhmen, nëse i thirr njerëzit dhe i thua ‘kështu, apo kështu, qysh po doni’. Nuk është kompromis të thuash nëse kjo kandidatja jonë nuk i merr 61 votat, tërhiqet. Për ne është qesharake nëse e lidh fjalën kompromis dhe atë propozim që e kemi dëgjuar dje”, tha Krasniqi.

E kompromisi sipas Krasniqit është ajo që ofron PDK, një votë për kandidatin për kryetar kuvendi që nuk ka qenë ministër në qeverinë Kurti.

Krasniqi ka thënë se kanë qenë të parët që kanë kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani ta luajë rolin e saj në garantimin e institucioneve kushtetuese. “Është mbajtur një takim, por besoj se ka hapësirë edhe për veprime të tjera. Nuk më takon t’i them sot, për të mos u dukur pastaj që ka thënë ky i pari, i dyti. Këtu nuk është çështje protaganizmi, por besoj se presidentja e vendit ka hapësirë dhe mund të luajë rol edhe në fazën e ardhshme”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.