Drejtësia për Çamërinë është amanet, Rovereto përkujton 81-vjetorin e gjenocidit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Mbrëmjen e djeshme Shoqata Shqiptare “Besëlidhja” në Rovereto, në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, organizoi një aktivitet përkujtimor me rastin e 81-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Aktiviteti kishte për qëllim kujtesën historike dhe sensibilizimin për një nga plagët më të thella të kombit shqiptar: masakrat dhe dëbimi me dhunë i popullsisë çame nga trojet e tyre gjatë viteve 1944–1945 nga ushtria greke e komanduar prej Napoleon Zervës.

Në fjalën e hapjes, kryetarja e Shoqatës “Besëlidhja”, znj. Luljeta Çereku, falënderoi të pranishmit dhe drejtuesin e Fondacionit, z. Alket Veliu, për bashkëpunimin mes dy organizatave. Ajo theksoi rolin e pazëvendësueshëm të shoqatave shqiptare në diasporë për ruajtjen e kujtesës historike dhe të së vërtetës për çështjen çame, duke e cilësuar këtë kauzë si një detyrim moral dhe kombëtar.

Një nga momentet më prekëse të aktivitetit ishte fjalimi i znj. Gentiana Abazaj Isufi, me origjinë nga Çamëria, e cila e veshur me kostumin tradicional çam, solli historinë e dhimbshme të familjes së saj të dëbuar nga trojet e të parëve. “Çamëria nuk është vetëm një vend – është ndjenjë”, u shpreh ajo me zë të lartë dhe sy të përlotur, duke dhënë një dëshmi të fuqishme personale që u mirëprit me emocione të mëdha nga të pranishmit.

Pas fjalimeve u shfaq dokumentari “Koha për t’u kthyer në shtëpi”, një produksion i Fondacionit “Hasan Tahsini”, me regji të Admirina Peçit dhe muzikë nga Endri Sina. Dokumentari përshkruan me fakte historike dhe dëshmi të dorës së parë rrugëtimin tragjik të çamëve, projektin sistematik të spastrimit etnik dhe heshtjen zyrtare që e ka shoqëruar këtë krim për dekada. Historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Hasan Bello dhe diplomati Shaban Murati analizojnë dimensionet historike dhe politike të kësaj tragjedie të pazgjidhur kombëtare.

Të pranishmit shprehën vlerësime për filmin dhe aktivitetin, ndërsa koreografi i grupit të valleve “Besëlidhja”, z. Nexhmi Mati, theksoi se çështja çame është politike dhe kërkon një trajtim serioz nga institucionet shqiptare.

Aktiviteti u përmbyll me ndezjen simbolike të qirinjve në nderim të martirëve çamë dhe me falënderime për të gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit, mes tyre aktivisti Dashamir Kerusha, mësuesja Dila Rrapi, koreografi Nexhmi Mati, zonja Nereida Xhakolli për kostumet tradicionale dhe miqtë italianë Angela e Daniele që ndoqën me interes këtë aktivitet.

Çamëria u dëbua me dhunë, por vazhdon të jetojë në zemrat e shqiptarëve kudo ku janë. Amaneti për drejtësi mbetet i gjallë, dhe zëri i brezave të rinj po bëhet gjithnjë e më i fortë. Rroftë Çamëria! Rroftë Shqipëria!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.