Arbëresh/ “Udha – një gjak, një gjuhë, një besë” ngjall emocione në Zyrih

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Zyrihut u shfaq dokumentari “Udha – një gjak, një gjuhë, një besë”, një prodhim që vjen si homazh për identitetin kombëtar dhe lidhjet shpirtërore mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Dokumentari, që mbart rrëfime të ndjera dhe autentike, solli në fokus historinë, gjuhën, besën dhe ndjenjën e përkatësisë që na bashkon si popull. I pranishëm në aktivitet ishte vetë protagonisti i dokumentarit, Lorik Cana, një figurë e dashur për shqiptarët, i cili me dinjitet ka përfaqësuar kombin jo vetëm në fushën e futbollit, por tashmë edhe në sferën e kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore.

Nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë, aktivitetin e nderoi me praninë e tij Sekretari i Parë, z. Valon Gashi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e këtyre nismave për forcimin e identitetit dhe lidhjeve mes komunitetit shqiptar në mërgatë.

Pjesëmarrja e gjerë e publikut shqiptar dhe reagimet e ngrohta e bënë këtë ngjarje kulturore një moment të paharrueshëm për diasporën shqiptare në Zvicër.

Një falënderim i veçantë iu drejtua organizatorëve dhe të gjithë atyre që, përmes përkushtimit të tyre, mbajnë gjallë lidhjen me rrënjët dhe vlerat tona të përbashkëta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.