Chermen Valiev, mundësi 26-vjeçar dhe medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë, vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke dhuruar suksese të reja për flamurin kuqezi. Në Kampionatin Botëror të Forcave Ushtarake, të zhvilluar në Warendorf të Gjermanisë, Valiev triumfoi duke fituar medaljen e artë dhe duke u kurorëzuar kampion bote.
Ky sukses vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për sportistin shqiptar, i cili ka treguar përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm në çdo garë. Valiev tashmë ka shkruar historinë e sportit shqiptar me medaljen e bronzit të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe titullin kampion evropian të fituar vetëm pak muaj më parë.
Përveç këtyre arritjeve, Chermen Valiev ka fituar edhe dy medalje të arta në garat “Grand Prix” të mundjes së lirë. Ai u afrua në Kombëtaren shqiptare falë zgjedhjes së presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, duke dhënë menjëherë rezultate mbresëlënëse në skenën ndërkombëtare.
Me këto fitore, Chermen Valiev vazhdon të jetë një simbol i madh i sportit shqiptar dhe një frymëzim për brezat e rinj të atletëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.