Trump: I kërcënova Kosovën dhe Serbinë me ndalim tregtie për të shmangur luftën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte vendimtare për të shmangur një përplasje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një konference për shtyp të premten, Trump u shpreh se i kishte kërcënuar të dyja palët me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse do të shpërthente lufta.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, tha Trump, duke nënvizuar ndikimin e presionit ekonomik në vendimmarrjen e palëve.

Ai krahasoi situatën me tensionet midis Indisë dhe Pakistanit, duke pretenduar se i njëjti kërcënim me izolim ekonomik kishte funksionuar edhe në atë rast. “Nëse doni tregti me SHBA-në, shumë mirë. Nëse doni të përdorni armë bërthamore, atëherë jo,” citoi Trump si qëndrim ndaj dy fuqive bërthamore.

Ish-presidenti amerikan kritikoi faktin që përpjekjet e tij diplomatike shpesh nuk marrin vëmendjen që meritojnë: “Nuk e di nëse ka pasur president që ka bërë më shumë se kaq,” u shpreh ai.

Në konferencën e tij, Trump përmendi edhe një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Iranit, duke thënë se kishte kërkuar ndihmë për zgjidhjen e tensioneve me Rusinë: “Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë,” i kishte thënë ai Putin-it.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është sërish në një fazë të ndjeshme dhe roli i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë mbetet kyç për stabilitetin në Ballkan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.