Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar liderët e partive të përfaqësuara në Kuvend në një takim të përbashkët që do të mbahet të shtunën pasdite në orën 16:00. Ftesa vjen pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili thekson se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjithë deputetëve, e jo vetëm e subjektit fitues.
Kurti, që udhëheq partinë më të madhe parlamentare me 48 ulëse, ka bërë këtë nismë në përpjekje për të arritur konsensus ndërmjet forcave politike për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
“Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.
Takimi pritet të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.