Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpresës për takimin e nesërm të liderëve të partive parlamentare për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se shpreson që të arrihet një konsensus në takimin e nesërm që lideri i LVV-së, Albin Kurti, i ka ftuar përfaqësuesit e partive parlamentare për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ai tha se seanca e radhës do të mbahet të dielën në orën 11:00.
“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e solli dje, sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë paraprake. Të gjithë ishin të mendimit që seanca sot të ndërpritet pas takimit të nesërm të subjektit më të madh politik. Pastaj të vazhdohet me seancën më 29 qershor në orën 11:00”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituojë legjislaturën e nëntë, përkundër 37 tentimeve. Të enjten Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim ku obligon Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditëve./ Kosova Press/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.