Katër të arrestuar në Britani për trafik emigrantësh, mes tyre tre shqiptarë

E premte, 27 Qershor, 2025

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani të Madhe realizoi një aksion të koordinuar, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim të emigrantëve. Në mesin e të arrestuarve janë tre burra me shtetësi shqiptare dhe një grua nga Moldavia, të cilët dyshohen se ishin pjesë e një rrjeti që organizonte kalime të paligjshme nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas hetimeve paraprake, ky rrjet përdorte rrjetet sociale për të promovuar shërbimet e tij dhe transportonte emigrantët e paligjshëm nga ndalesat e automjeteve të rënda në Kent, duke i shpërndarë më pas në zona të ndryshme të Londrës.

Gjatë aksionit policor u arrestua një 31-vjeçar në Edmonton, një 29-vjeçar në Enfield, një 30-vjeçar afër Aeroportit Gatëick, ndërsa shtetasja moldave, 33 vjeç, u ndalua në Leyton. Kontrollime u zhvilluan gjithashtu në pesë kafene dhe biznese në Walthamstow, Chingford dhe Dagenham, që dyshohen se shërbenin si baza operacionale e grupit kriminal.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar trafiku emigrantësh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.