Gjykata e Malit të Zi konfirmon 40 vite burg për familjen Hasanaj për vrasje

E diel, 6 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë e Malit të Zi ka refuzuar ankesat e Luan, Lulzim dhe Nura Hasanaj, nga Bajza e Malësisë së Madhe, të akuzuar për vrasjen e policit Milutin Lekoviq më 15 dhjetor 2019. Me këtë vendim, ajo konfirmoi dënimet e Gjykatës së Apelit, duke dënuar secilin prej tyre me 40 vite burg.

Të tre akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëpunim, sulm ndaj një personi zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për mbajtje të paligjshme të armëve dhe lëndëve eksplozive. Gjykata konfirmoi dënimet e bashkuara me burgim afatgjatë prej 40 vjetësh, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim që nga data e ngjarjes.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Apelit kishte liruar dy prej të akuzuarve nga akuza për sulm ndaj personit zyrtar, por kishte mbajtur vendimin për vrasjen e rëndë të policit Lekoviq.

Sipas njoftimit të Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun të Gjykatës së Lartë, shqyrtimi i ankesave nuk ka gjetur shkelje në procedurë, duke vlerësuar se vendimi është marrë në përputhje me ligjin dhe drejtësinë.

Familja Hasanaj nga Shqipëria është njohur si përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Malit të Zi në qytetin bregdetar të Herceg Novit, në një ngjarje që tronditi opinionin publik në rajon. Me këtë vendim, dënimi i tyre bëhet i formës së prerë dhe pritet të ekzekutohet sipas ligjit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.