Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nëse nuk merr së paku 61 vota gjatë votimit të fshehtë nga të gjithë deputetët e Kuvendit, ajo do të tërhiqet nga gara.
Gjatë një konference për media me Glauk Konjufcën, Haxhiu theksoi se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron deputetët të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë, por nuk i lejon ata të refuzojnë të votojnë.
“Kryetari i Kuvendit kërkon durim, kapacitet dhe maturi për të dëgjuar të gjithë, edhe kur nuk pajtohesh. Jam e vetëdijshme për këto përgjegjësi dhe ftoj opozitën të reflektojë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo, duke theksuar se votimi i fshehtë nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.