Në fjalën e tij gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur Kosovën dhe Serbinë si pjesë të angazhimeve të fundit ndërkombëtare të administratës së tij.
Duke rrëfyer për një telefonatë që kishte marrë nga presidenti rus Vladimir Putin, Trump u shpreh:
“Më telefonoi një ditë dhe më tha ‘a mund të të ndihmoj me Iranin?’ I thashë: Jo. Mund të më ndihmosh me Rusinë, sepse, e dini, javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se të premten do të merremi me Kongon dhe Ruandën, çështje që po vijnë”.
Kjo deklaratë e Trump vjen vetëm pak ditë pasi ai ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë në kontekstin e pretendimeve të tij për meritën në arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare gjatë mandatit të parë presidencial.
“Do të duhej të ma jepnin Çmimin Nobel për Ruandën apo Kongon, mund të themi edhe për Serbinë dhe Kosovën… Nuk ma japin mua, ua japin vetëm liberalëve”, tha Trump në një tjetër deklaratë.
Trump ka luajtur një rol aktiv në ndërmjetësimin e marrëveshjes për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020 në Shtëpinë e Bardhë, proces që ai e ka cilësuar si një arritje diplomatike të rëndësishme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.