Serbia sërish partner i madh ekonomik në Kosovë, importet tejkalojnë Shqipërinë

E premte, 27 Qershor, 2025

Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria 61 milionë euro. Përkundër marrëdhënieve të tensionuara politike mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit vazhdon të mbetet një prej burimeve kryesore të mallrave që hyjnë në tregun kosovar.

Të dhënat doganore për periudhën janar–maj 2025 tregojnë se Serbia e ka kaluar Shqipërinë për nga vlera e mallrave të importuara në Kosovë. Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria 61 milionë euro. Kjo ndodh në një kohë kur në diskursin politik, Serbia përmendet vazhdimisht si shtet armik, ndërsa Shqipëria si partner strategjik dhe komb vëlla.

Për ta bërë më të qartë kontrastin, vetëm në muajin mars, importet nga Serbia kapën vlerën e afro 19 milionë eurove, ndërsa nga Shqipëria 13.3 milionë euro. Madje, Serbia kishte vlerë më të lartë importi sesa Shqipëria në katër nga pesë muajt e parë të vitit.

Gjatë muajve të parë të vitit 2025, janë realizuar importe nga disa vende me regjimin IM4 dhe AL, në bazë të marrëveshjeve preferenciale CEFTA. Nga Maqedonia e Veriut (MK), në muajin janar, janë importuar mallra në sasi prej 18.99 milionë, me vlerë mbi 11.1 milionë euro dhe peshë neto mbi 24.1 milionë kg. Për këto importe nuk është paguar taksë doganore, por janë paguar 771 mijë euro akcizë dhe mbi 1.94 milionë euro TVSH.

Nga Bosnja dhe Hercegovina (BA), në të njëjtin muaj, janë importuar mallra në sasi më të vogël – 83,892 kg, me vlerë rreth 2.5 milionë euro dhe peshë neto mbi 3.3 milionë kg, me 392 mijë euro TVSH të paguar.

Importet nga Moldavia (MD) gjatë muajit janar arrijnë në 66,679 kg me vlerë rreth 67 mijë euro dhe rreth 12 mijë euro TVSH. Nga Serbia (XS), janë importuar në disa raste mallra me vlerë nga 4.5 milionë deri në 2.9 milionë euro, me TVSH të paguar që kalon 1.8 milionë euro, në disa raste edhe me akcizë mbi 123 mijë euro.

Në muajt vijues, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër partnerët kryesorë tregtarë, me importe që arrijnë në 23.9 milionë kg në maj, dhe vlerë mallrash prej mbi 20.2 milionë euro, duke paguar 933 mijë euro akcizë dhe 3.44 milionë euro TVSH.

Nga Shqipëria (AL), përmes regjimit AL-CEFTA, janë importuar mallra me vlerë të ndryshme, ku për shembull në muajin maj janë regjistruar 2.5 milionë kg mallra me vlerë mbi 13.3 milionë euro, me rreth 2.3 milionë euro TVSH.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe importe nga Mali i Zi, me vlera të ndryshme nga 1.1 milionë deri në 2.8 milionë euro, dhe TVSH të paguar nga 134 mijë deri në 657 mijë euro.

Në raste të veçanta, disa rreshta kanë TVSH të paguar deri në 3 milionë euro, siç është rasti me importet nga Maqedonia apo Shqipëria në muajin maj. Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,5% në muajin maj 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 523,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 430,6 milionë euro në vitin 2024.

Kosova ka shënuar një rritje të theksuar të deficitit tregtar në muajin maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar ka arritur vlerën prej 523,4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21,5% krahasuar me majin e vitit 2024, kur deficiti ishte 430,6 milionë euro.

Gjatë këtij muaji, eksportet arritën vlerën 81,4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 0,5%, ndërsa importet u rritën me 17,1%, duke kapur vlerën 604,7 milionë euro. Si rezultat, mbulueshmëria e importit nga eksporti ishte vetëm 13,5%.

Tregtia me BE-në dhe CEFTA-n

Kosova vazhdon të ketë shkëmbime më të mëdha tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, ku eksportet në BE arritën 29,0 milionë euro (35,6% e eksporteve totale), me një rritje prej 2,3%. Partnerët kryesorë ishin:

Gjermania – 12,5%. Italia – 3,5%. Holanda – 3,1%. Imported nga BE-ja ishin 265,1 milionë euro (43,8% e importeve), me rritje prej 13,0%, kryesisht nga:

Gjermania – 14,6%. Italia – 5,1%. Polonia – 5,1% Ndërkohë, eksportet në vendet e CEFTA-s shënuan rënie prej 13,0%, duke arritur në 34,5 milionë euro, përkatësisht 42,5% të eksporteve totale. Partnerët kryesorë ishin:

Maqedonia e Veriut – 14,8%. Shqipëria – 13,6%. Mali i Zi – 6,5%. Serbia – 6,1%. Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 69,6 milionë euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (3,7%), Serbia (3,4%), Shqipëria (3,3%)./ Monitor

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.