Kurti: Kosova nuk është më spektatore e padrejtësisë në Preshevë

E diel, 6 Korrik, 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës kolektive “Ngjyrat e Luginës”, e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ekspozita, që u çel me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore mbarëkombëtare, është një homazh për identitetin, qëndresën dhe frymën krijuese të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e këtij rrëfimi artistik në përballje me realitetin e dhimbshëm që përjetojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

“Ngjyrat e Luginës, ekspozitë që rrah me ritmin e ekzistencës dhe nuk mbulohet nga statistikat e padrejtësisë. Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, shqiptarët jetojnë çdo ditë në përballje me diskriminimin, shtypjen, shfrytëzimin dhe përjashtimin nga institucionet – e sidomos me atë që njihet si pasivizimi i adresave, apo spastrimi i ftohtë etnik nëpërmjet metodave burokratike dhe administrative,” u shpreh Kurti.

Ai nënvizoi se Kosova nuk është më spektatore e këtyre padrejtësive, por një mbështetëse e përhershme dhe aktive e shqiptarëve të Luginës.

“Kosova është përherë pranë jush, gjithnjë e më afër, dhe praninë do ta rrisim nga viti në vit,” deklaroi ai, duke theksuar angazhimin institucional në mbështetje të kësaj pjesë të kombit shqiptar.

Kurti vlerësoi artistët dhe organizatorët e ekspozitës për kontributin e tyre në ruajtjen e përkatësisë dhe përçimin e mesazheve të forta përmes artit.

“Ju keni sjellë këtu copëza jete Luginë, që vetëm thellësia e imagjinatës dhe gjerësia e përvojës suaj i ka ndjerë. Faleminderit që nuk pushoni së krijuari, së angazhuari dhe mbi të gjitha që nuk shkëputeni nga përkatësia!,” përfundoi ai.

Ekspozita “Ngjyrat e Luginës” është pjesë e një cikli prezantimesh që do të udhëtojë nëpër kryeqendrat shqiptare, duke thelluar bashkëpunimin kulturor mes shqiptarëve kudo që ndodhen

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.