Dështimi i 37-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu dështimin e 37-të që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Seanca e thirrur këtë të martë nuk arriti të çojë përpara procesin e zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi edhe një herë nga subjektet politike parlamentare që të propozojnë përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, i cili është i nevojshëm për të zhvilluar votimin e fshehtë për Kryeparlamentaren. Megjithatë, propozime sërish nuk pati.

Në sallë ishin të pranishëm 52 deputetë, të cilët votuan unanimisht për ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen e saj për 48 orë.

Dështimi për të konstituuar Kuvendin lidhet me pamundësinë e partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare.

Kjo situatë po krijon një bllokadë institucionale prej më shumë se pesë muajsh në Kosovë, ndërsa qeveria aktuale vijon të funksionojë në detyrë, në mungesë të një Kuvendi të konstituuar dhe të një qeverie të re.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.