Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën se po i zgjat mandatin qeverisë aktuale përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit.
“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin gjëra pa fije inteligjence, si të ja zgjasin mandatin zotëri Kurtit,” tha Abdixhiku para mediave, duke e cilësuar Kurtin si të paautorizuar për të ushtruar funksionin e kryeministrit.
Ai theksoi se Kurti është në detyrë pa legjitimitet dhe se ka uzurpuar pozitat e kryeministrit dhe deputetit njëkohësisht. “Është jo legjitim, nuk ka mandat, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit dhe të deputetit në të njëjtën kohë. Nuk ka logjikë një gjë e tillë. Është urgjente që të bëhen institucionet,” theksoi kreu i LDK-së.
Deklaratat vijnë pas dështimit për të 37-tën herë të përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çka ka mbajtur të bllokuar funksionimin normal institucional të vendit prej zgjedhjeve të 9 shkurtit. Seanca e radhës është caktuar për 27 qershor në orën 11:00.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.