Trump zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin, përfshihet edhe Shqipëria

E premte, 20 Nëntor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur vendimin për zgjatjen me një vit të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, për shkak të kërcënimeve që situata në rajon paraqet për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së. Në këtë vendim përfshihet edhe Shqipëria.

Gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për herë të parë më 26 qershor 2001 me Urdhrin Ekzekutiv 13219, është zgjeruar në vite me vendime të tjera, përfshirë Urdhrin Ekzekutiv 14033 të nënshkruar më 8 qershor 2021, ku Shqipëria përmendet si pjesë e rajonit që përbën rrezik të pazakontë për interesat amerikane.

Në dokumentin e publikuar thuhet se: “Situata në territorin e ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve pas luftës si dhe korrupsionin e përhapur, vazhdojnë të pengojnë përparimin drejt qeverisjes demokratike dhe integrimit në institucionet euroatlantike.”

Më tej, theksohet se “veprimet e individëve që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë aktet e dhunës ekstreme dhe korrupsionin, përbëjnë një kërcënim serioz për interesat e SHBA-së”.

Për këtë arsye, Presidenti Trump ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme të mbetet në fuqi edhe pas 26 qershorit 2025 dhe të zgjatet për një vit tjetër. Vendimi është publikuar në Regjistrin Federal dhe i është përcjellë Kongresit Amerikan për informim.

dokumenti shba

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.