Shqiptarët në Gjirin Persik, MPJ apel për kujdes:Shmangni lëvizjet e panevojshme

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka bërë një apel të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, MEPJ i këshillon ata që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve lokale, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në çdo lëvizje të tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Gjithashtu, u bëhet thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të informohen rregullisht mbi zhvillimet e fundit në zonë përmes burimeve zyrtare. Ministria thekson rëndësinë e kontaktit të pandërprerë me ambasadat dhe konsullatat shqiptare për çdo situatë emergjente apo nevojë për asistencë.

Apeli vjen në një kohë kur përshkallëzimi i krizës në rajon ka shtuar shqetësimet për sigurinë e qytetarëve të huaj në disa vende të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin.

Ministria siguron se përfaqësitë e saj në rajon janë në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë dhe për të asistuar qytetarët shqiptarë në çdo nevojë që mund të kenë gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.